La Liga ka përzgjedhur lojtarin më të mirë të muajit shtator dhe ai është Ansu Fati i Barcelonës. Adoleshenti i talentuar ka shënuar tre gola në tre sfidat e ekipit katalanas në kampionat (7 pikë).
17-vjeçari realizoi dy herë në fitoren shtëpiake ndaj Villareal, teksa u tregua vendimtar me golin e parë të shënuar në triumfin 0-3 kundër Celta Vigos.
Seguro que es el primero de muchos… ?✨
⚽ Tres goles.
? Un fútbol espectacular.? ¡@ANSUFATI es el Jugador del Mes de septiembre en #LaLigaSantander! https://t.co/hmNBQBh6Is#MVP #POTM pic.twitter.com/DHFbHzYZL4
— LaLiga (@LaLiga) October 10, 2020
Një çmim i bukur për lojtarin e talentuar ofensiv, i cili e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë, duke ia dalë të bindë trajnerin Koeman për t’i dhuruar një fanellë titullari. /abcnews.al