Në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur kuorumi i nevojshëm për votimin e rezolutës që parashikon unifikimin doganor me Shqipërinë. Shkak për këtë është bërë mungesa e shumë deputetëve, situatë ka detyruar drejtuesin e seancës, Xhavit Haliti të njoftojë shtyrjen e votimit në një seancë tjetër. Megjithatë, zërat kundër kësaj rezolute nuk kanë qenë të pakët. Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku ka deklaruar se, qeveria e Kosovës ka nënshkruar disa marrëveshje me atë të Shqipërisë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe lehtësimin e procedurave doganore. Por sipas tij, për përmbushjen e këtyre marrëveshjeve është bërë fare pak./abcnews.al
Kosovë, dështon votimi i rezolutës për unifikimin doganor me Shqipërinë
schedule21:19 - 4 Qershor, 2018
schedule 21:19 - 4 Qershor, 2018