Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

LeBron e nis si “mbret”/ Rekordmeni shkëlqen me Philadelphia në ndeshjen e parë të NBA

schedule12:56 - 21 Tetor, 2026

schedule 12:56 - 21 Tetor, 2026

Nuk dihet nëse do ta fitojë një tjetër titull.

Shpresa vdes e fundit, dhe Lebron Xhejms do të bëjë gjithçka për t’ia dalë, veçse për momentin mund të ndihet I lumtur për fillimin e aventurës së tij me Filaldelfian.

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri në NBA, “Mbreti I basketbollit” ndihmoi të vetët në një sukses të madh, pikërisht në fushën e Nju Jork Niksave, kampionë në fuqi të Shteteve të Bashkuara.



Filadelfia ia doli 106-100 në Arenën e famshme, “Medison Skuer Garden”, dhe Lebroni shënoi 14 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 6 asistë.

U aktivizua gjatë në parket, gati 34 minuta, diçka jo edhe aq normale për moshën e tij, pasi në dhjetor do të mbushë 42 vjeç.

E vetmja notë negative ishte tek gjuajtjet, pasi realizoi vetëm 5 nga 13 nga loja, si dhe I gaboi të treja provat për tri pikë.

Pritja nga rreth 20 000 tifozë në Arenën e mbushur plot e përplos ishte tepër armiqësore, me vërshëllima dhe thirrje “nuk të duam”, e ndoshta kjo sepse nuk u realizua mundësia që Xhejms të luante këtë sezon me fanelën e Niksave.

Për Filadelfian shkëlqyen edhe të tjerë, pasi Maksei shënoi 28 pikë, Xhejlën Braun 19, ndërsa Zhoel Embijd kontribuoi me 13 pikë e 11 topa në tabela.

Në ndeshjen e radhës, në 23 tetor, Lebroni do të jetë përballë ish-ekipit të tij, Klivlend, madje në fushën e Kavaliersave, në një rikthim tjetër tepër emocionues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!