Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin. Në gjykatë nuk ka folur për shkak të tronditjes psikologjike.
Nëpërmjet avokatit ka deklaruar se vrasja ka ardhur pasi tre vëllezërit Islamaj kanë dhunuar me sende të forta dhe leva atë, motrën dhe nënën. Më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së hënë, 19 tetor, në Bathore të Kamzës, ku Ngushëllim Manzi pas një konflikti të çastit vrau dy vëllezër.


