Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha zhduku Remzi Hoxhën”/ U rrëmbye nga SHIK i Berishës, familja kërkon eshtrat 31 vite pas vrasjes

schedule13:25 - 21 Tetor, 2026

schedule 13:25 - 21 Tetor, 2026

Sali Berisha duhet të mbaj përgjegjësi përpara drejtësisë për zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Në 31 vjetorin e rrëmbimit të babait të tij, Ardian Hoxha bëri një tjetër thirrje publike drejtuar organeve të drejtësisë në Shqipëri.

“Më 21 tetor 1995, babai im, Remzi Hoxha, u rrëmbye nga vendi i tij i punës në mes të Tiranës, në pikë të ditës, nga njerëzit e SHIK-ut të Sali Berishës. U torturua, u vra dhe trupi i tij u zhduk. Këtë e ka thënë gjykata shqiptare me vendim të prerë. Pra shteti e di kush e mori, kush e torturoi dhe kush e vrau. Vetëm një gjë nuk na e thotë prej 31 vitesh: ku e kanë lënë”, shprehet Ardian Hoxha.



Në deklaratën e shpërndarë nga Prishtina, në emër të familjes Hoxha, ai kujton se më 21 tetor 1995, Remzi Hoxha u rrëmbye nga vendi i punës në Tiranë nga persona të lidhur me Shërbimin Informativ Kombëtar.

Sipas Ardian Hoxhës, familja ka 31 vite që kërkon vetëm një përgjigje nga shteti shqiptar: vendndodhjen e eshtrave të babait, ndërsa një thirrje e ka edhe për kryeministrin e vendit: të mos hesht përballë padrejtësisë.

Familja Hoxha i drejton një apel të drejtpërdrejtë edhe Prokurorisë dhe SPAK-ut, duke kërkuar hapjen e arkivave të ish-SHIK-ut, rifillimin e kërkimeve për trupin e Remzi Hoxhës dhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë pjesë e strukturave të atëhershme të shërbimit sekret.

Në reagimin e tij, Ardian Hoxha thekson se familja nuk kërkon hakmarrje dhe as përfitime politike, por vetëm mundësinë për të varrosur të afërmin e saj.

Remzi Hoxha, i cili jetonte në Shqipëri që prej vitit 1992, u mor me forcë nga vendi i tij i punës në Tiranë nga persona me rroba civile. Automjeti i përdorur u raportua se ishte i lidhur me SHIK-un, shërbimin e atëhershëm informativ shqiptar

Prokuroria arriti në përfundimin se Hoxha kishte vdekur në tetor 1995 si pasojë e torturave të ushtruara nga punonjës të shërbimit informative, megjithatë, trupi i tij nuk u gjet dhe vendi ku mund të ishte varrosur nuk u përcaktua.

Në nëntor 2012, Gjykata për Krimet e Rënda dënoi në mungesë Ilir Kumbaron me 15 vjet burg për çështjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Hoxhës. Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi u shpallën fajtorë, por përfituan nga amnistia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!