Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Muçi, lojtari i ndeshjes”/ Braziliani Fabinho zgjedh shqiptarin në duelin Trabzon-Besiktas

schedule12:52 - 21 Tetor, 2026

schedule 12:52 - 21 Tetor, 2026

Edhe kur nuk shënon, sërish mbetet I veçantë.

Ernest Muçi mori një vlerësim dhe një kompliment nga një shok I skuadrës pas paraqitjes shumë të mirë që pati në duelin e madh të Superligës së Turqisë, mes Trabzonsporit dhe Beshiktashit.

Ylli I kombëtares krijoi golin e parë në pjesën e parë me një pjesëmarrje vërtet spektakolare në aksion, si dhe bëri edhe shumë më tepër gjatë gjithë kohës që ishte në fushë.



Edhe pse më të mirët u shpallën Mohamed Salah, autor I golit të dytë, dhe portieri Onana, që ndaloi disa herë Beshiktashin, sërish Muçi ishte I veçantë, siç e tha më pas shoku I tij I skuadrës, braziliani Fabinjo.

Ish-kampioni I Europës me Liverpulin deklaroi se ai do të kishte zgjedhur shqiptarin si më të mirin për paraqitjen e tij të shkëlqyer në fushë.

Fabinjo komentoi se kontributi I Muçit te goli I parë ishte madhështor, se ai ndihmoi edhe në golin e dytë, dhe po ashtu ndihmoi ekipin në mbrojtje.

Futbollisti I Shqipërisë mbetet një nga yjet kryesorë të Trabzonsporit, duke treguar bashkëpunim shumë të mirë me Mohamed Salahun, ndonëse kjo do të thotë se ai mund të shënojë më pak gola se sezonin e kaluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!