Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet pesha e energjisë nga dielli/ OST: Në shtator prodhimi nga fotovoltaikët zë 27.3 përqind

schedule13:51 - 20 Tetor, 2026

schedule 13:51 - 20 Tetor, 2026

Shqipëria po prodhon gjithnjë e më shumë energji elektrike nga dielli duke synuar të ulë varësinë e sistemit energjetik nga reshjet dhe prodhimi hidroenergjetik.

Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit prodhimi i energjisë elektrike nga fotovoltaikët  arriti në 108,625 Mwh krahasuar me 79,113 Mwh në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se rritja është me mbi 37%.



Gjatë vitit të fundit në Shqipëri janë futur në prodhim  një  numër i konsiderueshëm  impiantesh fotovoltaike të cilat kanë shtuar prodhimin e energjisë elektrike .

Ky është një tregues mjaft optimist  pasi do të ndikoj në uljen e varësisë  së sistemit energjetik nga prodhimi i energjisë nga hidrocentralet

Ndërkohë, edhe konsumi i energjisë ka shënuar rritje. Sipas të dhënave zyrtare të OST-së, ngarkesa totale në sistemin e transmetimit arriti në 646.9 gigavat-orë në shtator të vitit 2026.Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje të prodhimit nga hidrocentralet dhe impiantet fotovoltaike, ndërsa termocentralet nuk kanë kontribuar në prodhimin e energjisë.

Rritja e prodhimit nga burimet e rinovueshme shihet si një zhvillim pozitiv për sigurinë energjetike të vendit, pasi ndihmon në diversifikimin e burimeve të prodhimit dhe në uljen e ekspozimit ndaj luhatjeve të prurjeve ujore.

Shqipëria synon që brenda pesë viteve të prodhojë rreth 30 për qind të energjisë së nevojshme nga dielli dhe era. Zgjerimi i kapaciteteve fotovoltaike dhe investimet në energjinë e erës pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në përmbushjen e këtij objektivi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!