COVID-19 dhe dëmtime, alarmohen te Tirana dhe Vllaznia

schedule08:15 - 9 Tetor, 2020

schedule 08:15 - 9 Tetor, 2020

Tirana dhe Vllaznia në hall. Bardheblutë për shkak të dëmtimeve, kurse shkodranët prej COVID-19. Elton Cale, sulmuesi anësor i kampionëve është dëmtuar prej kohësh në shpatull dhe i është dashur të operohet. Rikuperimi i tij do të zgjasë dhe pritet që të mungojë deri në fund të këtij viti.

Kjo u konfirmua edhe mbrëmë në emisionin “Pressing” në ABC News, ku ishte i ftuar ish-drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi. Një tjetër lojtar që shqetëson është edhe Winful Cobbinah, një tjetër titullar i rëndësishëm i bardhebluve.

SITUATA NË SHKODËR – Te Vllaznia janë tre futbollistë dhe zëvendëstrajneri Elvis Plori të infektuar me COVID-19. I pari që doli pozitiv ishte kapiteni Erdenis Gurishta, kurse më pas e pësoi edhe Eni Imami.

I fundit që është shtuar në listën e të infektuarve është mesfushori Uheid Hoxha. “Panorama Sport” shkruan se lojtari në fjalë është testuar dhe i ka dalë pozitiv tamponi. Dyshohej edhe për Behar Ramadanin, por këtij të fundit i ka dalë negativ testi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!