Liverpool është një makineri që gjeneron të ardhura të majme nga shitja e lojtarëve dhe pikërisht kjo gjë, ka ndodhur pas ardhjes së Jurgen Klopp. Gjithçka nisi me shitjen e Coutinhos, për 145 milion sterlina te Barcelona, e më pas me radhë.
Madje, Klopp ka arritur të shesë edhe emra si Domenic Solanke, për plot 25 milion sterlina tek ekipi i Bournemouth. Nuk mund të harrojmë dhe Sakho e Lovren, që pavarësisht se nuk kanë qenë lojtarë kryesorë te Liverpool, kanë arkëtuar para.
Biznesi i radhës i shkëlqyer për Liverpool, është shitja e Rhian Brewster. Talenti 20-vjeçar nuk ka luajtur thuajse asnjë minutë me ekipin e parë të “Reds”, por Sheffield United po paguan 35 milion euro për firmën e tij. Liverpool duhet ta tregojë sekretin…/abcnews.al
Liverpool 'to accept £23m Rhian Brewster bid' with striker set for Anfield exit https://t.co/QcpMQVVk4z
— Mirror Football (@MirrorFootball) September 30, 2020