Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, paketa nxjerr vendin nga niveli afrikan

schedule11:42 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:42 - 29 Shtator, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha prezantoi sot planin ekonomik të përbërë me 5 pika për të dalë nga kriza.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha theksoi se situata është e rëndë për shkak të mosmenaxhimit nga ana e qeverisë. Mes të tjerash, kreu i demokratëve theksoi se plani i opozitës parashikon 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm për të dalë nga kriza e pandemisë.

“Edhe po të mos ishte gjendja e pandemisë, situata e shëndetësisë dhe sitata në ekonomi kërkon masa emergjente, sot më shumë se kurrë, sot më shumë se 3 muaj më parë, se 4 muaj më parë. Ju e mbani mend fare mirë paketën e propozuar atëherë. Kosto e saj shkonte  90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milon euro në muaj. Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori.

LEXO EDHE: “Të shpëtojmë ekonominë nga kolapsi”, Basha: Çek 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv

Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e ÇOVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%. Kaq janë shpenzimet e qeverisë sipas FMN për t’u përballur me ÇOVID dhe pasojat ekonomike të tij”, u shpreh Basha.

Plani i Rimëkëmbjes me 5 pika i prezantuar nga Lulzim Basha: 

  1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:

a)Rritjen e numrit të testimeve për Covid me 2500 testime në ditë. Jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve, vazhdojmë të mbetemi vendi  me numërin më të ulët, kjo është recetë për katastrofë. 35% e testimeve rezultojnë pozitive. çdo qeveri e përgjegjshme në këtë moment do të rriste numrin e testimeve, ndaj nuk lodhem së përsërituri që nëse do ta kishin bërë 3 muaj përpara, do ta kishim më të lehtë tani.

b)Rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulatorë kundër Covidit. Çdo i sëmurë me Covid i cili nuk shtrohet në spital ka një kosto minimale prej 600 mijë lekësh të vjetra për trajtimin gjatë periudhës që është i infektuar. Në rastë të ekzaminimeve të tjera të cilat nuk merren dotë në sistemin shëndetësor publik siç është skaneri apo bombolat e oksigjenit  shkon deri në 1 milionë lekë të vjetra,100 mijë lekë të vjetra në muaj. Asgjë që nevojitet për tu kuruar nuk rimbursohet sot nga shteti prandaj një pikë e menjëhershme i këtij plani duhet të jetë një rimbursim i plotë i të gjithë shpenzimeve të infektuarve dhe familjarëve të tyre për kurimin nga COVID.

c)Pika e tretë ka të bëjë me sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore, në Tiranë e jo më jashtë Tirane. Mjafton të shkoni me kamerat tuaja dhe të shikoni që mjekët e familjes në klinikat dhe spitalet janë në një gjendje emergjente sa i përket paisjeve mbrojtëse. Dhe natyrisht që pandemia të përballohet ashtu siç duhet për të mos u futur më thellë në aspektin të cilin e kanë trajtuar ekspertët duhet të angazhohen të gjithë mjekët, duhet të angazhohet mjeku i familjes. Ndërkohë që pasojat mbrojtëse nuk mjaftojnë as për spitalet COVID. Rritja e kapaciteteve spitalore është domosdoshmëri akute, ndërkohë që Shefqet Ndoqi është afër kapacitetit të plote gjithë të sëmurët e sëmundjeve resporatore janë transferuar në QSUT. Është bërë një spital i tretë COVID fantazëm i cili deri tani ka vetëm mure të lyera por nuk e kemi parë të vihet në funksion as të bëhet gati paratë që mund të jetë një valë e tretë e një infeksioni çështje javësh jo muajsh.

d)Dhe pika tjetër që veçohet nga plani për mbështetjen dhe përgatitjen e sistemit shëndetësor ka të bëjë me bonusin e premtuar nga kjo qeveri, 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 Euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm për të gjithë mjekët dhe infermierët shqiptar pa përjashtim. Korpusi i mjekëve dhe i infermierëve janë të rraskapitur, janë të ekspozuar në mënyrë të tmerrshme , të përditshme ndaj Covidit, punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, janë të demotivuar meqë ka zgjedhur terminologjinë e luftës duhet, ushtrinë e rraskapitur nga 6 muaj përpjekje ta motivojë dhe ta përgatisë për atë që po vjen. Ndaj duhet pa vonesë, muaj për muaj për 6 muaj me radhë çdo mjek të marrë bonusin e premtuar prej 1000 Eurosh dhe çdo mjek, çdo infermier bonusin prej 500 Eurosh.

 

  1. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurt: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurt, duke:

a)Pika e dytë e planit të rimëkëmbjes, hapi tjetër kundër krizës ka të bëjë me hapjen e shkollave. Ashtu siç paralajmëruam hapja e shkollave me vetëm masa propagandistike ka rezultuar në një katastrofë të vërtetë sa I përket nisjes së infektimeve masive. Ditë për ditë mediat raportojnë për infektime të mësuesve, të stafit mbështetës, apo të familjarëve të fëmijëve që prezumohen që bëhen për shkak të mbartjes së COVID-it nga ambientet shkollore. Objektivi kryesor duhet të jetë që të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit të jenë të sigurt duke: Së pari, përmirsuar kushtet sanitare në shkolla, furnizimi me ujë I cili mungon në 70% të shkollave, pajisjen me maska mbrojtëse dhe dezifektimin e rregullt të ambienteve mësimore. Imagjinoni për një familje që nuk arrin dot të  paguajë ushqimin e përditshëm dhe e kërkon me listë se çfarë kosto ka të sigurojë maskën apo dezifektantin për fëmijën. E njëjta kosto, natyrisht, vlen edhe për mësuesit. Është urgjente, e domosdoshme dhe plotësisht e realizueshme që këto kosto të mbarten nga shteti duke siguruar mësuesve dhe nxënësve pajisje mbrojtëse falas dhe dezifektantë falas, ndërkohë që duhet bërë dezifektimi i rregullt i çdo ambientit shkollor. Natyrisht elementare mbetet marrja e masave për të paktën ujë të rrjedhshëm në të gjithë ambjentet shkollore ku po zhvillohet aktualisht mësimi.

b)dytë që e kërkuam që para nisjes së shkollave është kryerja e testimit periodit për mësuesit dhe stafin ndihmës. E bën Kosova mund ta bëj edhe Shqipëria.

c)Investimi tani në teknologjinë për rastet kur mund të aplikojmë mësimin në distancë dhe këtë investim duhet ta përfshijmë për familjet me të ardhura të ulat, edhe tablet për fëmijët e tyre në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të jetë pjesë e mësimit në distancë nga në rast të nevojës për të mbyllur të gjithë sistemin arsimor asnjë fëmijë të mos mbetet pas.

 

  1. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:

a)Pika e  3-të. Asnjë shqiptar të ngeli mbas dore, pas dy paketave gjysmake të cilat siç ju hash nuk kapin as vlerën e premtuar nga qeveria asnjë lekë nuk ka shkuar më në mbështetjen e atyre që janë goditur më keq nga kriza. Ndaj në funksion të kësaj gjendje dhe për të përmirësuar urgjentisht situatën e qindra familjeve si një hap i domosdoshëm kundër krizës propozimi ynë është së pari mbështetja e çdo kujt që ka humbur vendin e punës, çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti të përfitoj një cek mujor pre 16 mijë lekë të rea në muaj që është dhe  minimum jetik përveç pagesës ligjore për papunësinë për një periudhë prej 6 muajsh.

b)Basha: Së dyti krijimi I një fondi të punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, dhe bëhet fjalë për të gjitha bizneset, të vogla të mesme dhe të mëdha, duke i alokuar çdo punëdhënësi që rimerr në punë dikë që e humbi humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe 6 mujore. Kjo do të bëj të mundur që ata që u larguan nga puna për shkak të kolapsit ku u futën mijëra biznese shqiptare dhe që këto biznese tani kanë mundësi ti rimarrin në punë me  një ndihmë simbolike nga shteti ta kenë këtë siguri dhe të kenë disbursim pagesë të menjëhershme për cdo të rimarrë në punë në vlerën e 200 mijë lek të vjetra në muaj apo 20 mijë lek të reja në muaj.

c)Së treti Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike për 6 muajt e ardhshëm . Shpenzimet janë rritur , gjendja sic e përshkruam në fillim  është katastrofale  dhe kjo është masa minimale për këto mijëra familje  të cilat edhe në gjendje normale janë në vështirësi mbijetese.

d)Së katërti një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj për çdo pensionist. Të cilët janë dhe shtresa më vulnerabël për shkak të moshës së shtyrë në të cilën gjenden shumica dërrmuese e pensionistëve shqiptarë.

 

  1. Ndihmë për biznesin e vogël: Pika 4 ka të bëjë me biznesin e vogël, me shtyllën kurrizore të ekonomisë Shqiptare, e cila është goditur më rëndë dhe më masivisht nga kriza ekonomike dhe nga mungesa e masave për t’u përballur me këtë krizë nga qeveria deri më sot. Për të gjitha bizneset Shqiptare, bizneset e vogla Shqiptare aktive të rregjistruara në vend, një mbështetje e drejtpërdrejtë me një çek prej 1000 Eurosh për çdo biznes të vogël aktiv.
  2. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:a) Për biznesin prodhues, dy masa: 1) Për gjashtë muajt e arshshëm, subvencionimi me 50 për qind i qerasë për ambienteve e punës, ose heqja e taksës për pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës. 2) Shtritrja në kohë i kritereve të përfitimit nga të dyja skemat e garancisë sovrane, njëra për rrogat dhe tjetra për investimet dhe shpenzimet operative, duke e bërë më të aksesueshëm kredimarrjen për biznesin .

b)Tavani dy për qind i normës së interesit për biznesin duke subvencionuar cdo përqindje mbi këtë vlerë për kredimarrjen dhe duke subvencionuar plotësisht interesin për kredimmarrjen për rrogat. Këto janë 5 hapat tona kundër krizës, plani i rimëkëmbjes pas COVID Ky është propozimi që e bëjmë sot publik për gjithë qytetarët shqiptarë dhe natyrisht dhe për përgjegjësit për këtë situatë, për qeverinë shqiptare. Qeveria duhet t’i marrë në shqyrtim një nga një, të pesta pikat e planit tonë dhe t’i vërë në shërbim të ekonomisë, qytetarëve, shëndetësisë dhe arsimit pa humbur asnjë ditë kohë. Nëse vihen interesat politike mbi interesat e njerëzve, atëherë përgjegjësia për katastrofën që mund të ndodhë është 100 përqind e qeverisë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!