Italiani përplas makinën e policisë në Vlorë

schedule08:51 - 14 Maj, 2018

schedule 08:51 - 14 Maj, 2018

Dy aksidente automobilistike janë regjistruar pasditen e të dielës. I pari ndodhi në orën 18 e 45 në dalje të qytetit të Vlorës. Një automjet tip “Chevrolet” i policisë është përplasur nga një mjet tip “Hondai”, që drejtohej nga një shtetas italian, i shoqëruar nga familja e tij.

Nga përplasja u plagos një efektiv policie, që ka marrë dëmtime në krah e brinjë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin është bërë mosnjohja e rrugës nga shtetasi italian e dalja e tij në rrugë kryesore, pa kontrolluar trafikun.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh në Vlorë ku përfshihen mjete të policisë. Tre javë më parë, një furgon i policisë u përplas me një automjet tip “BMW”, e dy policë pësuan dëmtime të lehta.

Ndërsa nga një përplasje mes dy makinave në fshatin Petrushë të Pogradecit, kanë mbetur të plagosura tre vajza 26, 27 e 28 vjeç. Ato janë transportuar për mjekim dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Pogradecit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e njërit mjet, shtetasin XH.M. 24 vjeç./abcnews.al