Një nga lojtarët më të mëdhenj në histori dhe një nga yjet më të shquar të momentit në NBA, bënë debutimin përpara tifozerisë së tyre me Philadelphia. Ardhja e LeBron James dhe Jaylen Broën te Sixers shpjegon pse çmimet e biletave u rritën në mbi 4,000 dollarë. Por, ata që paguan një shumë të tillë, ndoshta tani e konsiderojnë atë si një shpenzim të vlefshëm, pasi dy yjet, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës e shndërruan mbrëmjen e fundit në diçka vërtet të paharrueshme.
Ata përmbysën një disavantazh prej 29 pikësh në ndeshjen kundër Cleveland Cavaliers për të siguruar një fitore 114–106. Kjo shënon përmbysjen më të madhe në karrierën e LeBron – një arritje e konsiderueshme, duke marrë parasysh se ai është në sezonin e tij të 24-t në NBA dhe ka luajtur në mbi 1,600 ndeshje. Po ashtu, ky është kthimi I rezultatit me diferencën më të madhe, që nga koha kur nisën të regjistrohen statistikat e detajuara në ligën amerikane të basketbollit.
Për ta arritur këtë sukses, Sixers u mbështetën te pesëshja e tyre titullare, që shënuan 105 nga 114 pikët e sfidës. Realizuesi më I mirë ishte Tyrese Maxey me 32 pikë, I ndjekur nga Joel Embiid me 24, nga Jaylen Broën me 21 dhe LeBron James me 17.
Në dy ndeshjet e tyre të para të sezonit, Sixers i kanë dërguar tashmë një paralajmërim pjesës tjetër të NBA. Ata mundën kampionët e Knicks në “Madison Square Garden” dhe realizuan një përmbysje historike ndaj Cavaliers, që nuk I mjaftoi Donovan Mitchell autor I dy shifrave dopjo, 32 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë.


