Njëri keq, tjetri shumë, shumë keq. Në mënyra të ndryshme, Juventus dhe Milan zhgënjejnë sërish në Europë League, duke marrë me vete përveç rezultateve edhe dyshimet mbi të ardhmen në këtë turne.
“Zonja e Vjetër” barazoi 2-2 në shtëpinë e saj kundër Rennes, ndërsa shfaqi edhe një herë të gjitha oshilacionet që e kanë shoqëruar në këtë sezon.
Goli I shpejtë i Zeki Celik që në minutën e pestë ishte vetëm një iluzion, pasi francezët përmbysën shifrat pa u mbyllur pjesa e parë.
Në fillim Tamari dhe më pas Dia me 11 metërsh detyruan Juventus dhe tifozët e tij të jetonin me frikën e humbjes.
Për të shpëtuar skuadrën bardhezi mendoi Ëoltemade, një nga më të kritikuarit, që nga pika e penalltisë në minutën e 67-të vulosi barazimin në këtë sfidë. Në llogaritë e përgjithshme të Juventus është edhe një gol i Lucumi në limitet e kohës së rregullt, I anuluar nga sistemi VAR. Me këtë barazim, “Zonja e vjetër” numëron 7 pikë në tre ndeshje dhe për momentin renditet në zonën e kualifikimit direkt.
Krej I ndryshëm është diskutimi për Milan, që u dorëzua pa kushte në transfertën e Bournemouth. Skuadra kuqezi u mund 3-0 në një sfidë të dominuar krejtësisht nga vendasit.
Gjithçka nisi keq për italianët, që u ndëshkuan që në minutën e tetë nga Justin Kluivert me 11-metërsh.
Milan u tradhëtua edhe nga kapiteni Magnian, që la fushën me karton të kuq, duke I dhuruar anglezëve dyfishimin në minutën e 32-të, sërish me 11 metërsh.
Mbrëmja e errët për skuadrën e Amorim u plotësua në minutën e 84-rt, kur Adli shënoi edhe golin e tretë për Bournemouth.
Me këtë humbje, e dyta në tre ndeshje në Europa League, Milan mbetët në kuotën e tre pikëve dhe për momentin në limitet e zonës së eliminimit direkt në tabelën e renditjes.


