Një 50 vjeçar nga Memaliaj është arrestuar për kultivim kanabisi. Burime nga Komisariati i Policisë se Tepelenës konfirmojnë organizimin e një operacioni me qëllim zbulimin, identifikimin dhe kapjen e kultivuesit të bimëve naekotike.
Përdorimi i dronit policor në pjesën verilindore të Tepelenes ka zbuluar sasitë e kanabisit të mbjellë në një banesë të braktisur në fshatin Memaliaj ku u dokumentua me prova imazhi nga ajri.
Policia ka zbarkuar në terren dhe ka zbuluar autorin e kultivimit të kanabisit. Në pranga ka rënë Pajtim Baka, 50 vjeç banues në Këlcyrë.
Në një banesë të braktisur janë gjendur dhjetëra bimë kanabisi të mbjella në kuti plastik, shumica e të cilave të paekspozuara në diell. 50 vjeçari është arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Vihet në pranga autori.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Memaliaj, në një banesë të pabanuar, në pronësi të shtetasit P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj ndaluan 50-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al

