Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria nis llogaridhënien publike nga Tirana

schedule12:45 - 2 Maj, 2018

schedule 12:45 - 2 Maj, 2018

Koha e llogaridhënies erdhi. Në bulevardin e ri të Tiranës përfaqësues të ministrive prezantuan një pjesë të punës së tyre të së djeshmes por edhe të së nesërmes. Ky proces i ri i prezantimit të punës së qeverisë nxjerr në pah se akoma më shumë duhet bërë thë kreu i qeverisë Edi Rama.

Edi Rama: “Jemi në një fazë ku sigurisht ka jashtëzakonisht akoma shumë për të bërë dhe gjithmonë nuk duhet harruar se në raport me Shqipërinë që duam, jemi ende larg, por në raport me Shqipërinë që kishim, sot, ne kemi të gjithë arsyet që të jemi jo vetëm krenarë, por dhe optimistë”.

Marrja e rekomandimit pa kushte nga Këshilli Europian është një ndër arritjet madhore të kësaj qeverie tha Rama e cila erdhi pas realizimit të reformave të rëndësishme, një prej të cilave ajo në drejtësi. Vettingu është vetëm fillimi paralajmëroi përsëri kryeministri.

Edi Rama: Duke garantuar që të gjithë, pa përjashtim, edhe gjykatësit e prokurorët që largohen sepse janë ata që janë, edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër, përveçse kanë akuzuar njëri-tjetrin dhe kanë krijuar idenë se jemi të gjithë njësoj e të gjithë duhen futur në një thes, të përballen me këtë sistem dhe të ndahet më në fund shapi nga sheqeri”.

Fushata e llogaridhënies publike për çka është bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes e prezantimi i projekteve për më tej,do të realizohet në çdo njësi administrative të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!