Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë e saj Kombëtare. Punimet do të nisin në orën 10:00 me një fjalim të kryeministrit Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i partisë. Në vazhdim do të raportohet mbi performancën e qeverisë, pas analizave të zhvilluara nga PS dhe grupi i saj parlamentar me çdo ministër të kabinetit qeveritar.
Koordinatorja kombëtare, Elisa Spiropali, do të raportojë për ecurinë e deritanishme të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm. Siç ka njoftuar më herët edhe kryeministri Edi Rama, nga një Maji deri në 30 Qershor do të nisë llogaridhënia publike e qeverisjes qëndrore dhe vendore mbi punën e realizuar deri më sot, udhëzimi pritet të jepet në mbledhjen e asamblesë kombëtare. Një tjetër pikë e axhendës së parashikuar është informimi mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën Janar-Prill 2018./abcnews.al