Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë dalë sot për të inspektuar zbatimin e masave anti-COVID në aktivitetet e biznesit në Tiranë.
Në një postim në bërë në llogarinë e saj në Facebook, Manastirliu shkruan se nuk do të ketë tolerancë për ata që shkelin ligjin dhe protokollet e sigurisë në mënyrë të përsëritur.
“ Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! Paralajmërim për bizneset për mbyllje aktiviteti në rast të mosrespektimit të protokolleve në mënyrë të përsëritur,” shkruan Manastirliu në postimin e saj.
Kujtojmë këtu që prej ditësh tashmë vendi ynë po regjistron shifra në rritje të të infektuarve me koronavirus ndërsa vijojnë apelet për të repsektuar masat e sigurisë si për bizneset ashtu edhe qytetarët. /abcnews.al/