Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elezi: Reforma e re territoriale do të sjellë shërbime të reja për qytetarët dhe më pak kosto administrative

schedule19:40 - 11 Tetor, 2026

schedule 19:40 - 11 Tetor, 2026

Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Elezi ka deklaruar se reforma e re territoriale synon të përmirësojë shërbimet për qytetarët, të ulë kostot administrative dhe të rrisë cilësinë e administrimit në nivel vendor.

Sipas tij, bashkitë e reja do të kenë më shumë funksione dhe staf të specializuar, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

Në një intervistë në emisionin “NewsRoom” në ABC News, Elezi u shpreh se thelbi i reformës qëndron te shërbimet, financat dhe administrimi, ndërsa pranoi se ndryshimet kanë shkaktuar diskutime dhe pasiguri lidhur me mënyrën se si do të funksionojë organizimi i ri territorial.



“Zemra e reformës janë shërbimet, financat dhe administrimi. Diskutimet për këtë reformë janë të natyrave të ndryshme dhe kanë të bëjnë edhe me një pasiguri se çfarë mund të ndodhë me këto ndryshime. Por të gjitha shërbimet do të jenë pranë qytetarëve. Në paketën e shërbimeve që do të kenë mundësi të ofrojnë bashkitë e reja, do të jenë shumë funksione që kanë munguar”, deklaroi Elezi.

Deputeti socialist theksoi gjithashtu se riorganizimi pritet të sjellë më pak shpenzime administrative dhe një administratë më të kualifikuar, e aftë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Një vëmendje e veçantë, sipas tij, do t’i kushtohet bujqësisë, ku bashkitë do të synojnë të kenë staf të specializuar për të shfrytëzuar mundësitë e financimit nga Bashkimi Evropian.

Sa i përket organizimit të territorit, Elezi shpjegoi se bashkitë e mëdha do të kenë përgjegjësinë për planifikimin urban dhe organizimin e shërbimeve, ndërsa njësitë administrative do të vijojnë të jenë në shërbim të drejtpërdrejtë të banorëve.

Ai theksoi se edhe përfaqësimi i qyteteve në Këshillat Bashkiakë do të jetë një element i rëndësishëm i organizimit të ri, duke u dhënë atyre mundësi të shprehin interesat e tyre gjatë vendimmarrjes, përfshirë procesin e miratimit të buxhetit.

“Në Bujqësi do të jenë disa dyer të reja të hapura. Pra duhet të kemi bashki me staf të specializuar që të përfitojnë nga këto fonde të BE që të përkthehen në përfitime për qytetarët. Mënyra se si do të menaxhohet territori është Bashkia e madhe planifiko qyteti organizon shërbimet në territor dhe njësia administrative është në shërbim të qytetarëve. Qytetet në përfaqësimin e tyre do të kenë anëtar në Këshillin Bashkiak , kur të miratohet buxheti do kenë zë në vendimmarrje”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!