Biznesi i vogël uli qepenat për një orë në shenjë proteste kundër TVSH

schedule16:13 - 10 Prill, 2018

schedule 16:13 - 10 Prill, 2018

Biznesi i vogël protestoi sot nga ora 11.00- 12.00 duke mbyllur qepenat për 1 orë, për të kundërshtuar përfshirjen në detyrimin për deklarimin e TVSH-s. Opozita, siç kishte deklaruar, doli në mbështetje të kësaj proteste.

E paralajmëruan një ditë më parë.

Bizneset e vogla mbyllën qepenat nga ora 11:00 deri në mesditë në shenjë proteste.

Pas një momenti sqarimi, mediat u lejuan të filmojnë.

 “Me zor po nxjerrim shpenzimet e ditës. Nuk përballohet asgjë me këto taksa e me paketa bankare nuk dimë se ku po dalim. Çmimet do lëvizin se nëse unë e kam marrë 1000 lekë, do e marr një mijë e dyqind lekë. Nuk ka populli ca të japë më, ka falimentu ky popull. Më mirë ta marrin gjermanët me koncension për 99 vjet, sesa këto qeveritarët tanë të poshtër i kujtdo partie qoftë. Janë kujtu vonë. Kanë tre muaj që bien daullet. Ku janë shoqatat, sindikatat. Taksë shtëpi. Paskemi qenë të fortë. Ta marrë gjermani, italini, vetëm këta jo”.

“Të kisha një vend pune e dorëzoja, por nuk kam ku të shkoj se jam i vetëpunësuar”

“Ne gjithë botën po marrim furnizim, por si këtu s’ka, vër taksim por jo na merr shpirtin”

“Kam një dyqan perdesh, aq të vogël dhe të paguaj TVSH është marramendëse, unë kam një muaj që s’punoj. Unë i paguaj taksat, çfarë kërkon, përderisa unë i përgjigjem shtetit dhe shteti duhet të më përgjigjet mua”.

 Revolta u artikulua pa ngjyra partiake.

“Asht skandal …shkurt, është e palogjikshme une punoj me emigracion. Shoh se popullsia vun… nga shiu në breshër”

E pavarësisht, alternativën demokratët ua shpalosën aty.

Jorida Tabaku: “Është rritur edhe taksa e pronës si për demokratët e socialistët, ka rritur qiranë me 30%. Taksat kanë prekur Shqipërinë dhe biznesin e vogël, është rritur dhe taksa e pronës dhe hyrja e TVSH së biznesit së pari që të heqin dorë nga fitimet dhe së dyti po detyrohen të rrisin çmimet dhe po heqin nga puna njerëz që kanë punësuar. Biznesi është në mbijetesë. Nëse këto dy taksa nga 1 prilli hyjnë në fuqi kjo do jetë pamja e tregut. Këtu bëhet fjalë për shqiptarët që po vuajnë për bukën e gojës. 15 milionë dollarë janë fitimi nga tatimet, që i kanë falur ARMO-s janë 5 herë më të larta. Nëse nuk ngrihemi sot nesër do jetë shumë vonë, kjo masë demokratike e paqësore  të ndiqet edhe nga qytete e tjera. Kanë qenë bizneset që na kanë kërkuar mbështetje. Propozimet PD kanë shkuar në parlamanet në formë amendamentesh dhe janë ato që këkron biznesi që tvsh ta ketë pragun jo 2 milion po 120 milionë. Kemi propozuar uljen e TVSH si një masë për rritur fuqinë blerëse.”

Dikush pati nevojë për shpjegime. Dikush tjetër këtë ndihmë nuk e do.

Shqetësimi u shkon përtej vendosjes së TVSH-së.

“Këtu të japin 20 mije lëkë asistencë dhe 90 mije lëkë ai që është sakat, ca do bëjmë me 90 mijë lekë ai”.

Pa shënuar ora 12:00 mediave iu kërkua të largohen.

Deputetët demokratë mundësuan qëndrimin pa tensione.

Protestën e përmbyllën, revoltën jo.

Një pjesë e tregtarëve zgjodhën të mos i bashkohen protestës, duke vijuar aktivitetin tregtar në qetësi dhe respekt të kolegëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!