Tronditje në Fier pas atentatit të rëndë ku humbi jetën Selami Hasani, i njohur edhe si “Sel Çami”.
Nipi i tij, Jakup Hasani, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri, ka ndërruar jetë.
Jakup Hasani u qëllua me disa plumba gjatë atentatit të ndodhur në lagjen “1 Maji” në Fier, ku objektiv i sulmit ishte Selami Hasani.
Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe u mbajt në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.



