Rama: Rruga e Kombit po bie, kërkon investime

schedule22:49 - 5 Prill, 2018

schedule 22:49 - 5 Prill, 2018

Edhe në studion e Blendi Fevziut, Kryeministri Edi Rama ka pranuar përgjegjësi për pakënaqësinë që ka shkaktuar tek qytetarët e Kukësit tarifa e rrugës së Kombit. Sipas tij ka pasur vetëm një gabim në strategjinë e komunikimit, ndërsa ka patur manipulim të opinionit publik.

Rama pranoi se tarifa prej 5 euro është e lartë për banorët që qarkullojnë shpesh në këtë rrugë e se ajo po rishikohet. Por shefi i qeverisë tha se banorët e zonës që kanë autovetura do e paguajnë tarifë tjetër, ndërsa të varfërit mund të përdorin mjetet e tjera të transportit si autobusët e furgonët që do subvencionohen më fondin e paracaktuar. Kryeministri tha se Rruga e Kombit ka probleme nga rrëshqitjet dhe mirëmbajtja është jetike për të garantuar sigurinë për ata që e përdorin. I pyetur se përse nuk e ka biseduar me palën kosovare vendosjen e tarifës, që prek edhe shqiptarët përtej kufirit, Kryeministri tha se nuk donte ta bënte atë debat.

Rruga e Kombit po bie, është e kërcënuar nga një kërcënim i pakthyeshëm. Ka rrëshqitje dhe u përpi një biznes i tërë, për fat të mirë nuk ka pasur viktima por mund të kishte edhe dhjetëra të vdekur në se do të kishte ndodhur në prani të njerëzve. Rruga e Kombit ka 34 vatra, pika rreziku që në çdo moment mund të ketë rrëshqitje dheu. Rruga e Kombit është bërë pa studim gjeologjik, vetëm dëmin për hapjen e parakohshme e ka pasur 150 milionë euro. Ajo paguhet çdo vit, për borxhet e të shkuarës  paguhen 110 milionë dollarë interesa dhe principate në vit, Rruga e Kombit merr 42 milionë dollarë çdo vit. Pyetja është shumë e thjeshtë, unë jam Kryeministri i vendit, jam njeriu më i painteresuar që të vë taksa, tarifa, dhe detyrime, sepse të gjitha këto sjellin pakënaqësi. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, ose unë mbyll sytë dhe nuk i hyj këtij telashi, rri e shikoj rehatin tim në karrige. Nuk hyj në asnjë lloj konflikti  me këta njerëz që kanë absolutisht të drejtën e tyre të ndihen të pakënaqur me këtë masë dhe e lë këtë punë që pas disa vitesh vrafshin veten, siç e lënë ata të tjerët më parapara, ku me vrafshin veten na lanë gropa që jemi përpjekur dhe po përpiqemi t’i mbushim. Duam ne që ta shpëtojmë Rrugën e Kombit, apo tua lëmë faturën po këtyre të mjerëve që 8-10 vjet më vonë do ta paguajnë me fatura shumë më të kripura”, tha Kryeministri Edi Rama në Tv Klan.

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” arsyen përse Shqipëria ka naftën me çmimin më të shtrenjtë në rajon.

Më lejoni tani t’ju them diçka për këtë të karburantit, se e dëgjoj edhe e dëgjoj. Kur ne vendosëm taksën e karburantit, ishin në ato momente kur paraardhësi im përsëriste pa pushim, se ju pret fati i Greqisë, sepse ai e dinte çfarë grope kishte lënë. Shqipëria e vitit 2013 rrezikonte të mos jepte rrogat dhe pensionet. Thirrëm FMN dhe u ulëm për të rimarrë në dorë frenat e ekonomisë, çfarë gjykuam? FMN na tha duhet të ulni rrogat dhe pensionet, ne u thamë kjo nuk bëhet. FMN na tha duhet të rrisni taksat, sepse ku do i gjejmë lekët. Duke i parë me kujdes të gjitha ato mundësi që kishim dhe duke përfituar nga fillimi i rënies së çmimit të naftës, ne e pamë më të arsyeshme që të taksojmë ata që duke qenë përdorues makinash dhe ndotës më të mëdhenj, mund të merrnin më shumë barrë”, tha Rama duke shpjeguar se taksa e qarkullimit nuk kishte lidhje direkte dhe vetëm me mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe me mbylljen e gropës në buxhet, që sipas tij kishte lënë qeveria e mëparshme.

Jam shumë dakord, sot nafta në Shqipëri ka një çmim që është më i lartë se në vendet e rajonit, ka dy arsye: e para sepse ose do të taksojmë atje, ose diku tjetër. Ne nuk kemi dashur të taksojmë diku tjetër dhe kemi ulur taksat për 97 për qind të shqiptarëve, i kemi ulur taksat dhe nga ana tjetër nafta në fillim të vitit 2013 ka qenë 1920 lekë, sot varion 1700-1750./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!