Janë mbyllur pjesët e para të çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në Fier, Kukësi po udhëheq me rezultatin 0-1 ndaj Apolonisë, falë një goli të sulmuesit Cooper në minutën e 33-të. Sulmuesi i verilindorëve shënoi një gol shumë të bukur me të majtën.
Në “Selman Stermasi”, Tirana e pa veten në disavantazh ndaj Besëlidhjes, por golat nga Batha dhe Cale përmbysën gjithçka. Bardheblutë e Egbo e mbyllin në avantazh 2-1 fraksionin e parë. Ndërsa në sfidën mes Bylisit dhe Skënderbeut, golat munguan, me skuadrat që shkuan me rezultatin e bardhë 0-0 drejt dhomave të zhveshjes.
Në “Loro Boriçi”, Vllaznia bëri një pjesë të parë thuajse perfekte ndaj një rivali si Teuta, duke shënuar dhe dy gola. Zogaj i shpëton mbulimit të mbrojtjes mike dhe e sheh veten të lirë para portierit Frashëri. Me shumë qetësi, numri 11 i Vllaznisë gjuan bukur me të djathtën dhe kalon në avantazh vendasit. Goli i dytë, u shënua me penallti nga Hygor, në minutën e 22-të. Me rezultatin 2-0, u mbyll pjesa e parë në Shkodër./abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet
Apolonia – Kukësi 0-1
Cooper 33′
Bylis – Skënderbeu 0-0
Tirana – Besëlidhja 2-1
Batha (p) 27′ / Hoxha 11′
Vllaznia – Teuta 2-0
Zogaj 7’, Hygor (p) 22′
https://streamable.com/eq0s1o