Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deputeti bullgar ndalohet në kufi/ Shtohen tensionet mes Sofjes dhe Shkupit

schedule17:35 - 30 Shtator, 2026

schedule 17:35 - 30 Shtator, 2026

Ndalimi i deputetit bullgar Angel Georgiev në 27 shtator në kufirin me Maqedoninë e Veriut është kthyer në një tjetër përplasje mes Shkupit dhe Sofjes.

Georgiev drejton Komisionin parlamentar për Politikat ndaj Bullgarëve Jashtë Vendit dhe synimi i tij ishte të merrte pjesë në një seancë dëgjimore në lidhje me çështjen gjyqësore të shtetases me shtetësi bullgare Iva Mihailova.

Njoftimi për ngjarjen ka bërë që Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë të thërrasë në Sofje të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut ku ka kërkuar shpjegime, madje duke e quajtur ndalimin e deputetit bullgar “provokim”.



Sipas deputetit bullgar në kufi ai është ndaluar me argumentin se kishte detyrime të papaguara për shpenzimet gjyqësore.

Por rasti “Iva Mihailova” tani është kthyer në problem diplomatik mes dy vendeve.

Ajo është në qendër të një çështjeje gjyqësore në Gjykatën Themelore të Koçanit, lidhur me një aksident automobilistik të ndodhur në fillim të tetorit 2025, ku një person humbi jetën dhe disa persona, përfshirë Mihailovën, u plagosën.

Sipas Ministrisë së Jashtme bullgare, Mihailova ka një gjendje të rëndë neurologjike dhe është kërkuar që të lejohet të vazhdojë trajtimin në Bullgari, por autoritetet maqedonase i kanë ndaluar asaj daljen jashtë vendit.

Bullgaria e ka ngritur rastin në nivel politik dhe diplomatik, duke e parë edhe si çështje të trajtimit të një shtetaseje bullgare në RMV, përplasje rreth drejtësisë së procesit dhe statusit të saj si shtetase bullgare.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Layen pas Tiranës do të vizitoj Prishtinën, Podgoricën dhe më pas Shkupin (me problemet e vjetra të përplasjes me Sofjen).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!