Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është larguar nga mbledhjen e Komisionit për Legjislacion këtë të mërkurë, në shenjë kundërshtimi për mosprocedimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
PDK tha se partia e saj nuk do të bëhet pengesë për funksionalitetin e institucioneve, por nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve pa u proceduar projektligji për Dhomat e Specializuara.
Sipas PDK, Projektligji për Dhomat e Specializuara duhet të jetë prioritet jo vetëm i kësaj partie, por edhe i të gjitha subjekteve të tjera politike.
Për Ligjin Kurti tha se ka ende kohë për tu diskutuar pas mbledhjes së qeverisë dhe se për këtë ekzekutivi po konsultohet me ekspertë.
Ndërkohë, afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidenti kanë rrjedhur, cka nënkupton se nëse nuk ka dakordesi per kreun e ri të shtëtit, Kosova shkon përsëri në zgjedhje.


