Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia ndahet nga Edi Martini/ Klubi shkodran i jep fund bashkëpunimit me trajnerin

schedule22:48 - 22 Shtator, 2026

schedule 22:48 - 22 Shtator, 2026

Lajmi u dha më herët, dhe në qytet e konfirmuan pak më vonë. Vllaznia dhe Edi Martini i ndanë rrugët, ndërsa klubi shkodran vendosi që të mbyllte bashkëpunimin me trajnerin.

Një vendim që ndoshta ishte i pritshëm pas disfatës së fundit në kampionat, atë ndaj Teutës në “Loro Boriçi” me shifrat 2-0.

Martini nuk ishte në stol, sepse është i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit pas konfliktit të ashpër dhe protestave të tij në përfundim të sfidës në Elbasan, barazuar 1-1.

Ishte ndeshja kur edhe presidenti shkodran, Alban Xhaferi, doli nga vetja dhe goditi me grusht arbitrin e katërt, duke e akuzuar për anulimin e dy golave të rregullt.

Pas asaj sfide të javës së dytë, kuqeblutë pësuan vetëm disfata, ato ndaj Partizanit, Laçit e durrsakëve, madje dy brenda në Shkodër.

Pritet që këtë të mërkurë të emërohet tekniku I ri I skuadrës për të ndërruar fatet e sezonit, dhe për të shpëtuar nga rënia nga kategoria.

Martini e drejtoi ekipin sezonin e kaluar duke u kualifikuar për në katërshen finale, e duke qenë pretendent për titull deri në fund.

Vllaznia është në vendin e fundit në Superligë pas 5 javësh, me vetëm dy pikë, pra me dy barazime 3 tri humbje, duke u mundur në javën e fundit nga Teuta kryesuese në Shkodër me shifrat 2-0.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!