Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen mbërrin në Kryeministri ku do të takojë kreun e qeverisë Edi Rama.
Tirana përzgjidhet si ndalesa e parë e Von Der Leyen në turin e saj ballkanik Arsyet e kësaj vizite të Von der leyen, janë ecuria e procesit të zgjerimit tw BE, të cilin Presidentja e KE do e diskutojë me secilin lider që do të takojë, reformat e kërkuara, si dhe zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Së fundmi, sipas raportimeve mediatike, Komisioni Europian në udhërrëfyesin për integrimin europian të Shqipërisë, pritet të mbështesë zyrtarisht mbylljen e negociatave me BE brenda vitit 2027.
Po ashtu, Ursula Von Der Leyen është pjesë e bllokut europian së bashku me kancelarin gjerman Merz dhe presidentin francez Macron, që duan të reformojnë diplomacinë europiane, duke hequr veton e vendeve anëtare për zgjerimin e BE, çfarë nuk do te bllokonte më procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, ndërsa në krahun tjetër po punojnë për një plan për integrim gradual por më të shpejtë të vendeve si kandidate si Shqipëria, pa të drejtë vetoje politike, por me anëtarësim të plotë në zonën Shengen për lëvizjen e lirë dhe tregun e përbashkët ekonomik europian.
Në këtë tur ballkanik, Presidentja e KE do të vizitojë gjithashtu Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi ndërsa ka hequr nga axhenda Serbinë dhe Bosnje-Herzegovinën, zyrtarisht për shkak të zgjedhjeve. Por e verteta eshte se te dyja vendet jane tashme larg procesit te integrimit, njera per shkak te dashurise per mlladic, e dyta pasi nuk ka zgjidhur akoma problemet e së shkuarës.


