Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana “mësohet” me barazimet/ I dyti radhazi, këtë herë në shtëpi 2-2 përballë Elbasanit

schedule10:58 - 21 Shtator, 2026

schedule 10:58 - 21 Shtator, 2026

Mirë apo keq, mund të përfundojë edhe kështu. Dy skuadrat që u ndodhën përballë këtë fundjavë në kryeqytet, Tirana dhe Elbasani kishin pretendime krejt të tjera, por ishte e pamundur që t’ia merrnin fitoren njëra-tjetrës.

U mbyll 2-2 në “Selman Stërmasin”, me miqtë që kërkuan më shumë fitoren, të paktën derisa kaluan në epërsi për 1-0 dhe 2-1.

Ndong shkaktoi autogol në 23’, pasi preku topin me dorë, ndërsa Mazari i dha avantazhin e dytë ekipit të trajnerit Gvozdenoviç, 8’ paar fundit të pjesës së parë.

Për bardheblutë, më i miri ishte Redon Xhixha, padyshim edhe futbollisti numër 1 i kësaj ndeshjeje.

Kapiteni shënoi dy herë pas gjysmë ore lojë dhe në 54’, duke dhënë shembullin udhëheqës. Mëkat për rekordmenët e titujve që ishin më lart pas pushimit dhe që duhej ta kishin marrë fitoren.

Rastet u krijuan, por ose u shpërdoruan, ose u ndaluan nga portieri mik, Aleksovski, por edhe nga shtylla.

Pas pesë javësh Superligë, Elbasani mban vendin e pestë me 6 pikë, ndërsa Tirana është fare pranë me 5 pikë. Që të dyja skuadrat janë larg kreut që mbahet nga Teuta, Dinamo dhe Egnatia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!