Gjykata Kushtetuese në sitën e vettingut

schedule14:24 - 30 Mars, 2018

schedule 14:24 - 30 Mars, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijon procesin e seancave dëgjimore me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, data e radhës për të cilët është 4 Prilli. Këtë rradhë në bankën e dëshmitarit do të jetë gjyqtarja Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese edhe pse me mandate të përfunduar, si dhe pjesë e trupës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine dhe do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku mbahen punimet përkohësisht ky Komision i vettingut. Ky do të jetë rasti i tretë i gjykimit të një funksionari të drejtësisë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, dhe pritet për t’u parë nëse do të jetë i pari që e kalon këtë process, pas dështimit në seancë të Komisionerit Publik Heral Sarançi, i larguar nga detyra pas vendimit të komisionit dhe gjyqtarit kushtetues Fatos Lulo gjithashtu i larguar nga detyra pas procesit në këtë komision./abcnews.al