Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha mbetet me masë sigurie/ Kushtetuesja kthen në Gjykatën e Lartë ankimin për “detyrim paraqitje”

schedule15:45 - 9 Tetor, 2026

schedule 15:45 - 9 Tetor, 2026

Gjykata Kushtetuese nuk e ka shfuqizuar masën për t’u paraqitur në SPAK dy herë në muaj për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Këtë të premte Kushtetuesja shqyrtoi ankimin e Berishës, që e kundërshton masën e “detyrimit për t’u paraqitur”, duke e quajtur si të papajtueshme me Kushtetutën.

Por Kushtetuesja me shumicë votash vendosi të mos i jap përgjigje finale pretendimit të Berishës por e ka kthyer atë sërish në Gjykatë të Lartë.



Kushtetuesja thotë se masa ndaj kreut të PD ndërhyn në lirinë e lëvizjes dhe shton se Gjykata e Lartë në vendimin e saj të prillit të 2025 nuk i ka dhënë përgjigje pretendimeve për nevojën dhe përshtatshmërinë e masës.

Me rikthimin e çështjes sërish, Gjykata e Lartë duhet të sqarojë dhe këto aspekte dhe të marr një vendim për ndryshim apo jo të masës.

Gjykata Kushtetuese ndërkohë nuk i ka dhënë të drejtë Berishës në pretendimet e tij për proces të parregullt ligjor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!