Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ftesa e Ramës, magjistratët: Pro dialogut, takohemi pas vendimit të Kushtetueses

schedule10:15 - 28 Shtator, 2026

schedule 10:15 - 28 Shtator, 2026

Magjistratët i kanë kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama për t’u ulur në tryezë diskutimi për çështjen e pagave. Gjyqtarët dhe prokurorët shprehen pro ftesës dhe dialogut, por thonë se janë gati të ulen në diskutim pasi për këtë çështje të jetë shprehur më parë Gjykata Kushtetuese.

“Shoqata çmon se diskutimi i propozuar mund të zhvillohet në një moment të mëvonshëm, pasi të jetë qartësuar kuadri kushtetues përkatës. Ky qëndrim nuk përbën tërheqje nga dialogu institucional dhe as kufizim të gatishmërisë sonë për të kontribuar në diskutime që synojnë përmirësimin e qëndrueshëm të funksionimit të sistemit gjyqësor.

Në vlerësimin tonë, një dialog i tillë nuk duhet të kufizohet vetëm në dimensionin financiar të statusit të magjistratit, por mund të përfshijë çdo element që ndikon në pavarësinë, eficiencën dhe cilësinë e drejtësisë. Garancitë e statusit të gjyqtarit, përfshirë trajtimin financiar, nuk përbëjnë privilegje të një kategorie profesionale, por janë mjete institucionale që duhet të shërbejnë për krijimin e kushteve që gjyqësori t’u ofrojë qytetarëve një shërbim të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.



Në këtë frymë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve mbetet e hapur dhe e gatshme për dialog e bashkëpunim institucional, në një moment të përshtatshëm dhe mbi një bazë kushtetuese të qartësuar, për çështjen e pagave të magjistratëve si dhe për çdo çështje tjetër që lidhet me forcimin e cilësisë dhe funksionimit të sistemit gjyqësor në interes të publikut.”,thuhet në kthim përgjigjen e Shoqatës së Prokurorëve.

Edhe GJKKO është shprehur gjithashtu në një linjë sa i takon ftesës së kryeministrit: pro dialogut institucional, pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!