Ansu Fati është e ardhmja e Barcelonës. Talenti 17-vjeçar debutoi këtë sezon me skuadrën e parë dhe ia ka dalë të shënojë 4 gola në kampionat dhe 1 në Champions League. Ai aktivizohet në rolin e sulmuesit të majtë, por bën mirë edhe pozicionet e tjera të repartit ofensiv.
Një ofertë e rëndësishme ka ardhur këto kohë te klubit katalanas. Sport.es raporton se një klub i rëndësishëm evropian, emri i të cilit nuk zbulohet ka ofruar 100 milion euro për kartonin e adoleshentit nga Guinea-Bissau.
Barcelona nuk është menduar dy herë dhe e ka refuzuar ofertën tunduese. Drejtuesit besojnë shumë te Ansu Fati dhe e cilësojnë të pashitshëm. Lojtari afrikan ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën dhe tetorin e kaluar debutoi me kombëtaren U-21 të Spanjës. /abcnews.al