Ka bërë bujë publikimi nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardiu Veliu të videos me pistoletë të nënës së 15 vjeçarit që u dhunua nga policia disa ditë më parë tek liqeni i Tiranës.
Veprimi i kreut të Policisë së Shtetit, i cili u denoncua fillimisht në abcnews.al ka shkaktuar mjaft reagime duke bërë që të kërkohet dorëheqja e tij për shpërdorim detyre.
Lexo edhe: Habit Veliu, justifikon dhunën e policisë ndaj 15-vjeçarit me videon e nënës: E shikoni çfarë familje
Veliu ishte duke raportuar para deputetëve të Komisionit të Sigurisë në Kuvend kur publikoi videon e bujshme, por ndërkohë që ky veprim ka shkaktuar një irritim të madh publik, kjo gjë nuk ndodhi gjatë mbledhjes prej deputetëve.
Asnjëri prej tyre nuk i kujtoi kreut të Policisë së Shtetit se ishte duke kryer një shkelje të madhe duke publikuar pamjet e një nënë, gjë e cila tregonte si kishte kërkuar për jetën e saj.
Lexo edhe: “15 vjeçari vinte nga familje problematike”: Pamjet e nxjerra nga Veliu ishin nga një film
Më pas, këto pamje rezultuan se ishin fiksuar gjatë skenave të xhirimit të një filmi.
Abc News kontakoi me deputetet Ermonela Felaj, Antonedha Dhima dhe Elona Gjebrea për t’i marrë një reagim në lidhje me veprimin e Veliut, por edhe heshtjen e tyre në atë moment, por sërish ato nuk reaguan.
Madje, deri më tani, kur është vërtetuar se ato pamje nuk janë madje as të vërteta, këto deputete nuk kanë bërë një reagim publik për ta dënuar veprimin e drejtorit të Policisë së Shtetit.
E vetmja që ka folur deri më tani është deputetja e PS Artemis Dralo duke fajësuar të riun se kishte kryer shkelje, ndërsa tha se kishin qenë në fund të mbledhjes dhe nuk kishin patur më të drejtë fjale.
/abcnews.al