Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 10 të arrestuar në Tiranë, mes tyre dy të shpallur në kërkim

schedule14:01 - 29 Maj, 2020

schedule 14:01 - 29 Maj, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë vënë në pranga 10 persona mes të cilëve dy kanë qenë të shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. Për kultivim narkotikësh, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndër të tjera uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit J. C., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

10 shtetas në pranga, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Petro Marko”, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë;

– D. A., 31 vjeç dhe E. V., 37 vjeç, sepse në rrugën “Petro Marko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndëve narkotike (heroinë). Nga kontrolli fizik dhe në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike të llojit heroinë dhe 1 kokërr e gjysmë metadon.

Nga specialistët për Hetimin e krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në rrugën “Aleksander Moisiu”, ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit J. C., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 20 vjeç dhe Sh. J., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

– K. Gj., 53 vjeç, pasi në rrugën “Berisha” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

– E. C., 53 vjeç, pasi tek “Bulevardi i Ri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!