Zëvendësministrja Senida Mesi mblodhi sot komitetin e koordinimit dhe emergjencave për të menaxhuar më mirë situatën në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës. Në një deklaratë për mediat, Mesi bëri me dije se u vendos që të shtohet furnizimi me ushqime e ujë të pijshëm për banorët e këtyre zonave.
“Ministria e Mbrojtjes ka ndihmuar banorët e zonës me ushqim, ujë dhe 70 ton ushqime për bagëtitë. Që prej fillimit të situatës ka nevojë për bashkërendim. Sot kam thirrur komitetin e koordinimit dhe emergjencave për të menaxhaur më së miri situatën. Vendosëm që të shtojmë furnizimet me ushqime e ujë të pijshëm për banorët. Do shtojmë forcat në terren dhe në asistencë të shtuar të banorëve dhe zonës të prekur.Në fazën e rikuperimit është e rendësishme për të rekuperuar dëmet”.
Mesi tha se për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura janë angazhuar 733 punonjës të FA me 73 mjete të kalueshmërisë së lartë, si edhe 150 forca nga policia e shtetit me mjetet e duhura.
Ajo falenderoi Forcat e Armatosura për ndihmën dhe përkushtimin ndaj banorëve të zonave të përmbytura. /abcnews.al