Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Shkodër/ Babë e bir qëllohen me armë, ndërron jetë i riu

schedule07:28 - 8 Shtator, 2026

schedule 07:28 - 8 Shtator, 2026

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dyshohet se një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj babë e bir, 63 vjeç, dhe 24 vjeç.

Në përleshje, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin. Të tre personat mbetën të plagosur, ndërsa 24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 25-vjeçarit Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë dhe dokumentimin ligjor të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!