Gazetari Egon Loli ka folur në emisionin “War Report” në ABC News për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit dhe skenarët që mund të përballen vendet anëtare të NATO-s.
Ai tha se ekzistojnë disa skenarë se si Rusia mund të veprojë ndaj vendeve të Aleancës, duke përmendur luftën hibride, sulmet me dron dhe, në një skenar më të gjerë, një konflikt të drejtpërdrejtë.
Sipas gazetarit, sulme të kufizuara me dron mund të jenë një skenar i mundshëm, jo domosdoshmërisht si një përpjekje për të nisur një luftë të gjerë, por për të vlerësuar reagimin e Aleancës.
“Në skenarë kryesore të asaj se çfarë Rusia mund të bëjë me vendet e NATO, e para është lufta hibride dhe kjo është realitet. Dhe e dyta është një sulm i mundshëm me dron, një agresion dhe tjetra mund të ishte një luftë e gjerë.
Por sulme të shkurtra me dron mund të ndodhin realisht dhe kjo jo për të nisur një luftë të gjerë sepse nuk e ka kapacitetit Rusia tani, por për të testuar gatishmërinë e Aleancës, për të parë se sa do të jenë ato së bashku se si do të përgjigjen”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/

