Analisti Ledion Krisafi ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me luftën hibride të Rusisë ndaj vendeve europiane, duke deklaruar se përshkallëzimi ishte paralajmëruar më herët nga shërbimet e inteligjencës.
Sipas analistit, qëllimi i presidentit Putin është të krijojë kaos në vendet europiane dhe të testojë reagimin e aleancës.
Krisafi u ndal edhe te roli i CIA-s dhe burimeve të inteligjencës amerikane brenda Kremlinit, duke e lidhur këtë dhe me udhëtimin e drejtuesit të CIA-s në Moskë.
“Pritej prej kohësh përshkallëzim i luftës hibride të Rusisë ndaj Europës, kishte shërbime inteligjente që lajmëruan për një përshkallëzim. Qëllimi i Putinit është të krijojë kaos në vendet europiane dhe të testojë sa larg mund të shkojë aleanca.
CIA nuk paralajmëron kot, mund të ketë burimet brenda Kremlinit. Amerikanët ishin të sigurt që do të niste lufta dikur, sepse kanë burimet e tyre brenda Kremlinit, e kombinuar me udhëtimin e shefit të CIA-s në Moskë. Udhëtimi i fundit mund të ketë qenë para fillimit të luftës. Të gjitha këto shenja tregojnë se Putin mund të shkojë një hap më larg në luftën e tij hibride.”

