Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhaferaj për prishjen e Teatrit: Provokimi i protestave në kohë pandemie, akt vrastar

schedule14:04 - 17 Maj, 2020

schedule 14:04 - 17 Maj, 2020

Partia Demokratike në Durrës ka dalë në mbështetje të protestuesve që kanë reaguar pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ferdinand Xhaferaj, kryetari i PD në Durrës u shpreh se provokimi i protestave në kohë pandemie nuk është vetëm tregues i korrupsionit të qeverisë Rama, por është edhe një akt vrastar.

Xhaferaj u shpreh:



“Të provokosh qytetarët në kohë pandemie, t’i prekësh deri në ekstrem që të dalin të protestojnë nuk është problemi që je i korruptuar, por problemi është që je edhe vrasës. Sot në mënyrë instiktive këta qytetarë durrsakë kanë ardhur tek Partia Demokratike.”

Kreu i PD në Durrës shton se sot nuk është shembur vetëm teatri, por është shembur edhe shteti i së drejtës dhe demokracia.

Xhaferaj:

“Pra, sot nuk është shembur teatri, sot është shembur shteti i së drejtës, sot është shembur demokracia. Dhe, zanafilla nuk fillon sot, fillon që me zgjedhjet e 2017, kur ky nuk erdhi si kryeministër me lirinë e votës, por erdhi me paranë e drogës… Ky është fundi. PD ka informuar se ka nisur një mbledhje dhe do ketë gjithë vendimmarrjen e nevojshme.”

Sipas kryetarit të PD-së, qytetarë të Durrësit janë nisur drejt Tiranës, por nuk mund të kalojnë sepse “thonë që janë vendosur 17 postblloqe rrugës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!