Ministria Mbrojtjes: 2400 ha tokë e përmbytur në Shkodër

schedule11:24 - 17 Mars, 2018

schedule 11:24 - 17 Mars, 2018

Një sipërfaqe më e madhe toke në krahasim me një ditë më parë raportohet e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës. Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, deri tani, janë përmbytur 2400 ha.

Në fshatin Obot, kalimi është bërë i mundur vetëm me varka, përmes angazhimit të Forcave të Armatosura. Në njësinë administrative Guri i Zi është konstatuar fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Ndërkohë që vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Gjithsej në Bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 130 banesa, prej të cilave:70 banesa në fshatin Obot;15 banesa në fshatin Gorricë;15 banesa në fshatin Shirq;15 banesa në fshatin Mushan dhe 15 banesa në lagjen Livadhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!