Sot mocion me debat për ndihmën ekonomike e kryeprokurorin

schedule09:07 - 15 Mars, 2018

schedule 09:07 - 15 Mars, 2018

Seanca e sotme parlamentare do të përfshihet nga debati mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës.
Shkak për këtë do të bëhet mocioni me debat që opozita ka kërkuar për heqjen nga skema ekonomike ditët e fundit të mbi 20 familjeve në nevojë.
Zhvillimi i mocionit në seancë plenare përfshin debatin e përgjithshëm i cili, i paracaktuar në Konferencën e Kryetarëve sipas rregullores ndahet në mënyrë përpjestimore mes grupeve të përfaqësimit politik në Kuvend. Kështu 5 orë në debat janë parashikuar për folësit e partisë socialsite, 3 orë për demokratët dhe 1 orë për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Një tjetër çështje që do të sjellë debat në foltoren e parlamentit janë ndryshimet kushtetuese sa i përket Prokurorit të Përgjithshëm. Projektligji, i propozuar nga demokratët, kërkon 2/3 e votave për miratim. Ne mbledhjen e këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve, mazhoranca e rrëzoi me 8 vota propozimin, i cili si rregull i kalon seancës plenare për votim./abcnews.al