Klinikat dentare rihapin dyert për qytetarët më 11 maj dhe në këto kushte pandemie nga koronavirusi masat për të mbrojtur shëndetin e stomatologëve dhe pacientëve janë shtuar.
Dezinfektimi i mjediseve sipas protokollit spitalor dhe veshja e posaçme, sterile, njëpërdorimshe e personelit shëndetësor janë shyllat kryesore të protokollit që po ndiqen në këtë klinikë dentare “Hygea Dent” pjesë e spitalit Hygeia në Tiranë.
“Të gjithë dhomat e punës janë të ndarë dhe çdo dhomë punë ka kubaturën e vet përkatëse që është mëse e mjaftueshme.I gjithë stafi dhe mjekët do të jenë të veshur me veshjen sterile që që mbolon të gjithë pjesët e kokës dhe të trupit dhe do ti kushtohet shumë vëmendje pauzës hapësirës nga një pacient te tjetri, ky ka qenë gjithmonë parim, për ti dhënë hapësirë dizinfektimit dhe kjo tashmë do të jetë 15 minuta”, ka thënë stomatologu.
Por dhe pacinetët që do të shkojnë për të marrë shërbim dentar në klinikën “Hygeia Dent” duhet të plotësojnë disa kushte. Ato i shpjegon stomatologu Roland Zhuka.
“Pacietët fillimisht do të pyeten nga recepsioni nëse kanë probleme aktuale temperaturë apo probleme të tjerë, ndërsa pacientët që nuk kanë probleme në hyrje të klinikës do tu matet temperatura dhe gjithahstu duhet të jetë i pajisur me maskë.Sendet personale do i lënë në recepsionin e spitalit”, është shprehur stomatologu Zhuka.
“Hygeia Dent” është klinika e parë dentare brenda një spitali.
Falë stafit të përgatitur dhe tekonologjisë bashkëkohorë qytetarët në këtë klinikë mund të trajtojnë të gjitha problemet stomatologjike me të cilat përballen./abcnews.al