Në zonën e përmbytjeve në Nënshkodër ende nuk ka nisur përmirësimi i situatës.
Nga raportimet e Bashkisë së Shkodrës, por edhe të Ministrisë së Mbrojtjes sipërfaqe të tëra vazhdojnë të jenë nën ujë.
Gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit, jo vetëm në Anën e Malit dhe të Dajçit të Bregut të Bunës, por edhe në territorin e Vaut të Dejës. Në terren janë grupet e punës të Bashkisë e të Ministrisë së Mbrojtjes.
Transportimi i banorëve po bëhet me varka nga Forcat e Armatosura, kurse Bashkia po bën furnizimin me ujë të pijshëm.
Banorët ankohen për mungesë të ushqimit për bagëtitë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes raporton se vazhdojnë aksionet për shpërndarjen e pakove të ndihmave. /abcnews.al