“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”, Rama u përgjigjet akuzave të PD-së për tenderat

schedule08:03 - 26 Prill, 2020

schedule 08:03 - 26 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për t’iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me tenderat. Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike. Qeveria bleu veshje mbrojtëse që quhen Tyvek, me një çmim 14.6 euro për të mbrojtur mjekët dhe infermierët në të gjithë Shqipërinë.

Qeveria bleu mbrojtëse për sytë me çmim 4.4 euro/ copa. (PD pretendon për 6 euro). Referenca doganore për kitin TR-PCR COVID-19, i përbërë nga një sërë kitesh për ekstraktim automatik kalibrues diagnostikues është 6.100 lekë/ kiti jo 21 mijë lekë.

Kompania fituese për shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë është pjesë e një grupi të madh të mirënjohur biznesi të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që operon prej vitesh në fushën e tregtisë së ushqimeve. Kontrata u lidh jo me 1.5 mln euro, por për vetëm 830 000 euro”, thotë Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/223905112219937/

Një pjesë e videos, është shkëputur nga deklaratat e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj për këto tendera sekretë, kryeministri jep përgjigjen e tij se nuk ka asnjë të tillë. “Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete.

Alibeaj thekson në emër të PD-së se maskat mbrojtëse qeveria i ka blerë me një shifër 6.5 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!