Moti – E martë, 6 mars 2018

schedule14:18 - 6 Mars, 2018

schedule 14:18 - 6 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës kanë vijuarme vranësira dhe shira të dobët në Veri por me vranësira dhe kthjellime në Jug dhe pjesërisht në Qendër.

Mesdita fuqizon shirat në pjesën më të madhe të vendit duke vijuar deri vonë në mbrëmje kur shirat lokalizohen në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes POR rënie të lehtë ka patur mesdita NDERSA ekstremumet termike kanë variuar nga 3 në 20°C.

Era ka fryrë mesatare, me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ka vijuar 3 ballë.

Moti – E mërkurë, 7 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta vijojnë ndikimin e tyre në territor duke gjeneruar shira të dobët kryesisht në Veri dhe zonat Qendrore.

Edhe pasditja vijon në të njëjtat kushte të motit DERI afër mesnatës kur pritet shtim i shirave në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen me 2°C në orët e mëngjesit POR rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!