Deputetët e Partisë Demorkatike kanë komentuar lëvizjen për ringritjen e PD, të riaktivizuar përmes një turi takimesh me qytetarët në juglindje të vendit, të lajmëruar në rrjetin social Facebook nga ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi. Nga të panevojshme, tek shumë të domosdoshme i konsiderojnë deputetët lëvizjet politike.
Edi Paloka: “Ka gjëra më të rëndësishme sot për të zgjidhur”.
Fatmir Mediu: “Padyshim që Basha në pozicionin e tij si drejtues i PD-së duhet të gjejë patjetër rrugët që të gjithë të bëhen pjesë e lëvizjes së djathtë. Çdo ndarje e së djathtës në segmente mendoj që do të kishte probleme që nuk i përkasin qëllimit që ajo ka”.
Flamur Noka: “Ka pa PD-ja lëvizje shumë. Lëvizin por prapë kthehen në PD, kështu që mos u merrni me lëvizje”.
Grida Duma: “Unë nuk kam asnjë dijeni për këtë”.
Dashamir Shehi: “Deri tani unë gjykoj që jemi në propozime politike edhe unë çdo ngjarje që lëviz brenda së djathtës i shikoj si pozitive”.
Tritan Shehu: “Gjithkush duhet të mendojë për t’u bashkuar, për të qenë së bashku dhe jo për t’u ndarë. Ndarjet edhe në eksperiencat e viteve të kaluara treguan që nuk patën sukses”.
Lulzim Basha: “Do kemi kohë, do kemi kohë”./abcnews.sal