Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Berisha kalon oqeanin/ Beqiri: Nuk i është hequr ‘non grata’ nga SHBA. Biletë 100 milionë dollarë nga korrupsioni

schedule23:33 - 1 Shtator, 2026

schedule 23:33 - 1 Shtator, 2026

Lajmi se Sali Berisha ka marrë një vizë shtatëditore për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxitur reagime të forta politike dhe publike. I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri e cilësoi këtë zhvillim si një përpjekje për të fshehur përgjegjësitë e tij, duke theksuar se vendimi i Departamentit të Shtetit për shpalljen e tij “non grata” mbetet plotësisht në fuqi.

Beqiri nënvizoi se akuzat për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe mbrojtje të interesave familjare vazhdojnë të peshojnë mbi liderin e opozitës. Sipas tij, udhëtimi ngre pikëpyetje të mëdha mbi rrethanat se çfarë ka ndryshuar realisht në raport me Uashingtonin.

Gjithashtu, avokati akuzoi Berishën për përdorimin e burimeve financiare të rrjedhura nga korrupsioni shtetëror për të realizuar këtë vizitë. Ai shtoi se krimet e së kaluarës dhe ngjarjet e rënda historike nuk mund të fshihen pas një bilete udhëtimi.

“Është ngritur një vullkan I madh dhe sikur çfarë ka ndodhur se do shkoje Berisha në SHBA. Të gjithë ata që vrapojnë pas tij, janë shërbëtorë të tij dhe i ka mbajtur me lekët e korrupsionit të lartë që ka bërë në këtë vend, ku ka derdhur edhe gjak. Fakti që ai sipas tyre po shkon në SHBA se mori një vizë 7 ditore, qenka diçka e madhe, kësaj i thonë i menderosur, por krenar.

 Ende është në fuqi vendimi i DASH për ‘non gratën’, si një person që ka bërë një korrupsion të lartë në drejtësi. Ka minuar demokracinë në Shqipëri dhe ka ndërhyrë që të mbrojë veten dhe familjen e tij nga drejtësia. Këto akuza vazhdojnë të qëndrojnë akoma.

Unë jam i bindur që populli shqiptar zien, dhe thotë që njeri i tillë që është shpallur ‘non grata’ nga shqiptarët e këtij vendi, një vrasës serial, duke nisur nga vrasjet e ’97-ës në Tropojë e të tjera me radhë, për të mos thënë për vrasjet në Gërdec e në bulevard.

Vizita e tij në SHBA ngjall shumë pikëpyetje dhe kërkon një sqarim se çfarë ndryshoi. Ky kriminel që ka vrarë dhe që nuk ka lënë korrupsion pa bërë, vazhdon të gllabëroj, kjo biletë që ai po shkon në SHBA është 100 milionë dollarë. Të gjitha këto dalin nga ne shqiptarët, nga korrupsioni që ka bërë”, tha avokati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!