Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Leka: Rama e ka kuptuar që duhet një opozitë produktive, Berisha është lider i atrofizuar

schedule23:36 - 31 Gusht, 2026

schedule 23:36 - 31 Gusht, 2026

Analisti Martin Leka ka dhënë një panoramë kritike mbi gjendjen aktuale të opozitës shqiptare gjatë një interviste për “Ora e Fundit”.

Sipas tij, Kryeministri Edi Rama e ka kuptuar tashmë rëndësinë e të qeverisurit me një opozitë produktive, e cila sot luan një rol shumë të papërfillshëm në skenën politike.

Leka e ka cilësuar Sali Berishën si një lider të atrofizuar politikisht, duke theksuar se historia e PD-së nën drejtimin e tij mbetet e rëndësishme vetëm në fillimet e saj. Gjithashtu, analisti kritikoi ashpër metodologjinë e brendshme të Partisë Demokratike, duke e etiketuar atë si më komunistën në vend.

“Rama e ka kuptuar që është shumë e rëndësishme të qeverisës, por më e rëndësishme është që të qeverisësh me një opozitë produktive. Sali Berisha tashmë është një lider i atrofizuar politikisht.

E gjithë historia e PD me Sali Berishën në krye është shumë e rëndësishme në fillimet e saj, por e parëndësishme në ditët e sotme.

Opozita është shumë pak e rëndësishme në skenën politike shqiptare. Metodologjia e PD është më komuniste brenda saj. Çdo kush duhet t’i thotë Berishës që duhet të largohet nga partia për të mirën e saj dhe të vendit”, tha analisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!