Të rinjtë gjithnjë e më tepër po orientohen drejt arsimit profesional. Në shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë numri i të regjistruarve është rritur me rreth 25% në raport me vitin e shkuar. Ndërsa degët e pëlqyera janë disa.
Punësimi i shpejt pas diplomimit është arsyeja kryesore e shumë të rinjve që zgjedhin të ndjekin shkollat profesionale. Tregu ndjenë nevojën e këtyre profesioneve.
Regjistrimet në shkollat profesionale kanë nisur më 6 korrik dhe përfundojnë me 30 shtator.

