TIRANË- Kryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe drejtuesit politikë.
Takimi u zhvillua në “Vilën e Kuqe” në kryeqytet. Gjatë këtij takimi kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe udhëzimet për zv.ministrat
Gjithashtu pritet të jetë nga një zv.ministër për ministri përgjegjës për komunikimin.
Po ashtu ky zv.ministër do të jetë përgjegjës për orën e pranisë besnike dhe do të ketë detyrë të takohet një herë në javë me qytetarët për t’u njohur me problematikat.
Ky takim vjen pas takimit të një jave më parë në të cilin u diskutua në lidhje me sezonin e ri politik, duke përfshirë kalendarizimin e “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe hartimin e ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”.
Më herët, kryeministri ka patur takime edhe në Pogradec.
Drejtuesit politikë janë porositur nga kryeministri të zbresin në terren dhe të intensifikojnë komunikimin me qytetarët në zonat elektorale që përfaqësojnë. Ata do të kenë gjithashtu përgjegjësinë për të drejtuar procesin e zbatimit të projekteve të reja të PS-së.

