Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk pranon kërkesën e biznesmenit Ilir Shtufi për zëvëndësim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi ‘arrestin në burg’. Avokatët kërkuan caktimin e një masë tjeter alternative, me argumentin se Shtufi nuk i është shmangur hetimit, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.
Shtufi u arrestua në muajin qershor në Selanik, Greqi dhe pritet të kryehen procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit shqiptar, si person që kërkohet nga SPAK për pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar droge, pjesë ky i një grupi kriminal.
Ilir Shtufi është biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me një grup kriminal duke i pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.
Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ai Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012./abcnews.al

